Nicole Scherzinger mahnit me fleksibilitetin, bën “spagat” në avionin privat

Bota e Yjeve

Nicole Scherzinger mahnit me fleksibilitetin, bën “spagat” në avionin privat

Nga: Bota sot Më: 7 shtator 2026 Në ora: 10:43
Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger shfaqi të shtunën fleksibilitetin e saj të jashtëzakonshëm, duke bërë “spagat” në bordin e një avioni privat.

Këngëtarja 48-vjeçare dhe koleget e saj të grupit Pussycat Dolls, Ashley Roberts dhe Kimberley Wyatt, pritet të nisin turneun e tyre të ribashkimit në Evropë, pasi njoftuan rikthimin në skenë në fillim të këtij viti.

Duke udhëtuar me sa duket drejt Danimarkës, ku do të mbahet koncerti i parë, Nicole shfrytëzoi rastin për t’u shtrirë dhe relaksuar në avion para performancës.

Në një video të publikuar në Instagram, ylli i muzikës shihet duke hipur në avion e veshur me një kostum trupor ngjyrë argjendi, të shkëlqyeshëm, të kombinuar me pantallona sportive gri dhe një kardigan.

Image
Nicole Scherzinger

Pasi punoi për pak kohë në laptopin e saj, Nicole u relaksua dhe më pas bëri “spagat” mbi një komodinë në avion, duke e realizuar lëvizjen me lehtësi të madhe.

Më vonë, Nicole u rehatuar dhe ndërroi veshjen, duke veshur një palë pizhame me print leopardi për pjesën tjetër të udhëtimit.

Image
Nicole Scherzinger
Image
Nicole Scherzinger
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat