Modelja dhe aktorja Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në afterparty-n e Emmy Awards, ku solli një version modern të një prej pamjeve më ikonike të serialit “Baywatch”.
Nader, e cila është pjesë e kastit të reboot-it të shumëpritur të “Baywatch”, zgjodhi një veshje të frymëzuar nga kostumi klasik i kuq i rojeve të plazhit. Ajo e përshtati pamjen me një stil më glamuroz dhe elegant, duke e kthyer simbolin e njohur televiziv në një deklaratë mode në tapetin e kuq.
Aktorja u shfaq krah kolegëve të saj nga reboot-i i “Baywatch”, duke krijuar një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes. Pamja e saj rikujtoi estetikën e serialit origjinal, por me një qasje dukshëm më moderne dhe sensuale.
“Baywatch” është rikthyer me një kast të ri, ndërsa Nader është ndër emrat që kanë tërhequr vëmendjen më të madhe rreth projektit. Paraqitja e saj në afterparty tregoi se edhe dekada pas suksesit të serialit origjinal, kostumi i kuq vazhdon të mbetet një simbol i kulturës pop.
Nader, ndërkohë, vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të brezit të ri të kastit, ndërsa fansat presin të shohin se si do të duket versioni i ri i serialit.