Nicole Kidman ishte një nga yjet që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të edicionit të 78-të të “Emmy Awards”.
Aktorja australiane u shfaq me një fustan të jashtëzakonshëm nga shtëpia prestigjioze e modës Chanel, duke sjellë një paraqitje elegante dhe të sofistikuar.
Me stilin e saj të veçantë, Kidman dëshmoi edhe një herë se mbetet një prej figurave më të spikatura të modës në tapetet e kuq. Fustani i Chanel, i kombinuar me qëndrimin elegant të aktores, krijoi një pamje që nuk kaloi pa u vënë re.
E njohur për zgjedhjet e saj të guximshme dhe klasike njëkohësisht, Kidman edhe këtë herë zgjodhi një look që pasqyronte finesën dhe elegancën e saj.
Paraqitja e saj në ceremoninë e Emmy-ve u kthye në një tjetër moment të rëndësishëm të modës në tapetin e kuq, ku yjet e ekranit prezantuan zgjedhjet e tyre më të veçanta.