Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në Los Angeles.
Ajo u shfaq në ambientet e ikonikut Chateau Marmont, duke zgjedhur një fustan elegant, gjysmë të tejdukshëm dhe mjaft të guximshëm.
Veshja e këngëtares nxori në pah stilin e saj ekstravagant, ndërsa Rita edhe një herë dëshmoi se nuk i trembet zgjedhjeve të guximshme në modë.
Paraqitja e saj në një prej vendeve më të njohura të Hollywood-it ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, duke e bërë sërish Ritën një nga emrat më të komentuar për stilin e saj.