Lisa Snowdon mahnit me bikini gjatë pushimeve luksoze në Sri Lanka

Bota e Yjeve

Lisa Snowdon mahnit me bikini gjatë pushimeve luksoze në Sri Lanka

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2026 Në ora: 21:10
Lisa Snowdon

Moderatorja britanike dhe bashkëpunëtorja e rregullt e emisionit “This Morning”, Lisa Snowdon, po shijon një arratisje luksoze në Sri Lanka, ku ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj.

Snowdon ka udhëtuar drejt këtij destinacioni ekzotik së bashku me mikeshën e saj të ngushtë, parukieren Zoe Irwin. Pushimet e tyre duket se po shoqërohen me shumë relaks, joga, kokteje dhe ushqime të shijshme, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Në rrjetet sociale, Lisa publikoi një seri fotografish ku shfaqet me bikini, ndërsa pozon nën rrezet e diellit dhe shijon atmosferën e pushimeve.

Image
Lisa Snowdon

Krahas fotografive, ajo shkroi: “Ja si po shkon historia deri tani këtu në Sri Lanka”, duke shtuar se udhëtimi përfshin “ditëlindje, shoqen më të mirë dhe disa birra”.

Ajo gjithashtu e përshkroi qëndrimin në resortin ku po pushon si “mahnitës”.

Image
Lisa Snowdon

Fotografitë e saj tërhoqën menjëherë vëmendjen e miqve dhe ndjekësve të famshëm, të cilët nuk kursyen komplimentet për paraqitjen dhe linjat trupore të 53-vjeçares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat