Keely Hodgkinson dhe Katarina Johnson-Thompson lënë pistën për pasarelën, shkëlqejnë në Javën e Modës në Londër

Bota e Yjeve

Keely Hodgkinson dhe Katarina Johnson-Thompson lënë pistën për pasarelën, shkëlqejnë në Javën e Modës në Londër

Nga: Bota sot Më: 22 shtator 2026 Në ora: 20:33
Keely Hodgkinson

Yjet e sportit u kthyen në qendër të vëmendjes në Javën e Modës në Londër, teksa kampionet britanike Keely Hodgkinson dhe Katarina Johnson-Thompson lanë për pak kohë pistat sportive për t’u ulur në rreshtin e parë të sfilatës së Burberry.

Hodgkinson, një nga emrat më të njohur të atletikës britanike, dhe Johnson-Thompson, kampione në heptatlon, tërhoqën vëmendjen me paraqitjet e tyre elegante në eventin prestigjioz të modës.

Të dyja sportistet u shfaqën me stile të kuruara, duke dëshmuar se tashmë janë të pranishme jo vetëm në arenat sportive, por edhe në eventet më të rëndësishme të modës.

Image
Keely Hodgkinson

Prania e tyre në sfilatën e Burberry i dha eventit një tjetër dimension, duke bashkuar botën e sportit me atë të modës dhe duke treguar se atletet britanike po bëhen gjithnjë e më të kërkuara edhe në skenën e showbizit.

Hodgkinson dhe Johnson-Thompson u fotografuan në rreshtin e parë, ku ndoqën prezantimin e koleksionit të ri të markës britanike, mes emrave të njohur të modës dhe personazheve të famshëm.

Image
Keely Hodgkinson
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat