Ajo nuk dështon kurrë të mahnisë në tapetin e kuq.
Dhe Sienna Miller u kujdes që të vishte diçka mbresëlënëse, teksa tërhoqi vëmendjen me një mini-fustan dramatik me pupla në premierën e serialit të HBO-së, “War”, në Nju-Jork të martën mbrëma.
Aktorja 44-vjeçare shkëlqeu me një krijim të stilistit Erdem, i cili përmbante një bust prej sateni të zi dhe pupla të mëdha të bardha në pjesën e fundit të fustanit, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Duke buzëqeshur në fotografi, ylli e kompletoi pamjen me këpucë të zeza me taka, grim të plotë nga Charlotte Tilbury, ndërsa flokët e saj bionde i kishte mbledhur lirshëm.
Në tapetin e kuq ajo u shoqërua nga kolegu i saj i kastit, Dominic West, i cili dukej mjaft elegant me një kostum ngjyrë blu të errët.
Sienna luan personazhin e Carla Duval, ndërsa Dominic, 56 vjeç, interpreton ish-partnerin e saj, Morgan Henderson, në këtë dramë ligjore që ndjek përplasjen mes dy firmave elitare ligjore të Londrës, të cilat përballen me njëra-tjetrën në garën për fitoren.