Emily Ratajkowski tërheq gjithë sytë me pamjen provokuese, shfaqet krah regjisorit që dikur ishte në lidhje me Dua Lipën

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski tërheq gjithë sytë me pamjen provokuese, shfaqet krah regjisorit që dikur ishte në lidhje me Dua Lipën

Nga: A.M. Më: 18 tetor 2026 Në ora: 22:00
Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras

Modelja e njohur Emily Ratajkowski tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa u shfaq krah partnerit Romain Gavras në mbrëmjen gala të Muzeut të Akademisë në Los Angeles, të shtunën.

35-vjeçarja dukej më e dashuruar se kurrë me regjisorin francez 45-vjeçar, ndërsa dyshja pozoi së bashku për fotografët në tapetin e kuq, mes shumë personazheve të njohur, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Emily kishte zgjedhur një fustan të kuq, të ngushtë pas trupit, që vinte në pah linjat e saj. Veshja spikaste me mëngë të përdredhura dhe detaje të rrudhosura në pjesën e belit, duke i dhënë një pamje elegante dhe tërheqëse.

Image
Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras

Ndërkohë, Romain u paraqit me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë, duke kompletuar pamjen e tij klasike.

Regjisori francez, i cili më parë ka qenë në lidhje me këngëtaret e njohura Dua Lipa dhe Rita Ora, dukej në humor të mirë pranë modeles.

Image
Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras

Çifti, për të cilin nisën të qarkullonin thashethemet për një lidhje romantike në nëntorin e kaluar, u pa duke shijuar mbrëmjen, përpara se të hynte në ambientet e muzeut.

Romanca e tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme

Dalja e fundit publike vjen disa javë pasi Emily dhe Romain u fotografuan së bashku gjatë një udhëtimi në Romë.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin italian, dyshja nuk i fshehu ndjenjat, duke u parë teksa mbanin duart dhe shkëmbenin puthje pasionante në rrugë, ndërsa po shkonin drejt një dreke romantike.

Pamjet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë, ndërsa paraqitja e fundit në Los Angeles duket se konfirmon afërsinë mes modeles dhe regjisorit francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat