Sienna Miller shkëlqen me fustanin elegant, shfaqet e dashuruar në krah të partnerit 14 vjet më të ri

Bota e Yjeve

Sienna Miller shkëlqen me fustanin elegant, shfaqet e dashuruar në krah të partnerit 14 vjet më të ri

Nga: A.M. Më: 29 tetor 2026 Në ora: 16:17
Sienna Miller dhe i dashuri i saj

Aktorja e njohur Sienna Miller ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa shijoi një mbrëmje romantike me partnerin e saj, aktorin Oli Green, në ceremoninë gala të Airbnb.org, të mbajtur të mërkurën në Los Angeles, ku morën pjesë shumë yje të njohur.

Aktorja 44-vjeçare dukej mahnitëse me një fustan elegant në ngjyrë të bardhë të zbehtë, me prerje të lirshme dhe detaje që theksonin belin. Ajo u shfaq e afërt me partnerin e saj 30-vjeçar, me të cilin ndau momente romantike në tapetin e kuq.

Sienna i kishte lënë flokët bionde të lëshuara, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë këpucë me taka dhe vathë vezullues nga marka luksoze Tiffany & Co., duke zgjedhur të mos e tepronte me aksesorët, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Sienna Miller dhe i dashuri i saj

Ndërkohë, Oli Green u paraqit elegant me një kostum të zi, të kombinuar me një këmishë të bardhë me jakë të hapur.

Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku dhe është fejuar në fillim të këtij viti, u shfaq më i dashuruar se kurrë gjatë mbrëmjes gala, e cila u mbajt në ambientet e Milk Studios në Los Angeles.

Image
Sienna Miller
Image
Sienna Miller

Paraqitja e tyre tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, teksa dyshja shijoi mbrëmjen në një prej ngjarjeve ku morën pjesë emra të njohur të botës së artit dhe spektaklit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat