Sienna Miller mahnit me elegancën në mbrëmjen gala, shfaqet krah partnerit 14 vjet më të ri

Bota e Yjeve

Sienna Miller mahnit me elegancën në mbrëmjen gala, shfaqet krah partnerit 14 vjet më të ri

Nga: Bota sot Më: 31 tetor 2026 Në ora: 08:18
Sienna Miller

Aktorja britanike Sienna Miller, 44 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një mbrëmjeje gala të organizuar nga Airbnb, ku morën pjesë emra të njohur të botës së showbizit.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant në ngjyrë krem, me prerje të lirshme dhe material të valëzuar, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj të veçantë në paraqitjet publike.

Aktorja shijoi mbrëmjen në shoqërinë e partnerit të saj, Oli Green, 30 vjeç, me të cilin u fotografua gjatë këtij eventi.

Image
Sienna Miller

Çifti u shfaq i afërt dhe në humor të mirë, ndërsa diferenca prej 14 vjetësh në moshë mes tyre ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave rozë.

Image
Sienna Miller

Sienna Miller dhe Oli Green vazhdojnë të jenë një nga çiftet që tërheqin interesin e publikut, duke u shfaqur së bashku në evente të ndryshme të industrisë së argëtimit.

Image
Sienna Miller
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat