Këngëtarja shqiptaro-britanike, Rita Ora, ka zgjedhur të frymëzohet nga legjenda e muzikës country, Dolly Parton, për festën e këtij viti të Halloween-it, duke u shndërruar në kopjen e saj për një mbrëmje festive në New York.
Ylli 35-vjeçar mori pjesë në festën e Halloween-it të organizuar nga “The Frankie Shop”, ku u shfaq me një bluzë të shkurtër dhe mjaft të hapur, që vinte në pah dekoltenë e saj.
Për ta kompletuar transformimin, Rita kishte zgjedhur edhe parukën bionde me modelin karakteristik të flokëve të Dolly Parton, duke rikrijuar një nga pamjet më ikonike të këngëtares.

Paraqitja e saj vjen pas një tjetër shfaqjeje që tërhoqi vëmendjen, kur Rita mbështeti bashkëshortin e saj, Taika Waititi, në premierën e filmit të tij të ri “Klara And The Sun”.
Ajo u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, e veshur me një fustan të pazakontë prej dantelle të zezë dhe një aksesor të madh në kokë.
