Ylli i reality-show-t, Lisa Rinna, 63-vjeçare, ka habitur ndjekësit duke rikrijuar paraqitjen virale të Kylie Jenner në tapetin e kuq, së bashku me bashkëshortin e saj, Harry Hamlin.
Kylie Jenner ka mbetur e befasuar kur ka parë transformimin e Lisa Rinnas, e cila për Halloween vendosi të rikrijojë një nga paraqitjet më të komentuara të modeles.
Ish-ylli i emisionit “The Real Housewives of Beverly Hills” dhe bashkëshorti i saj, Harry Hamlin, parodizuan paraqitjen e Kylie Jenner dhe partnerit të saj, aktorit Timothée Chalamet, në tapetin e kuq.
“Mendova se isha unë”, ka shkruar Kylie në komentet e fotografisë së publikuar nga Lisa, duke reaguar ndaj ngjashmërisë së jashtëzakonshme.

Rikrijimi ishte bazuar në fustanin provokues që Kylie kishte veshur në dhjetor të vitit 2025, në premierën e filmit “Marty Supreme”, ku luan partneri i saj, Timothée Chalamet, në kuadër të fushatës së tij për çmimet Oscar.
Ndjekësit mbetën të habitur nga ngjashmëria mes dyshes, ndërsa në komentet e tyre shkruan se Lisa dukej edhe “më seksi se origjinalja” dhe se ishte “binjakja e Kylie-t”.
“U hutua truri im. Mendova se ishte Kylie”, shkroi një tjetër komentues, ndërsa dikush tjetër shtoi: “Nuk arrija ta kuptoja nëse ishte Lisa si Kylie apo Kylie si Lisa. U mahnita!”.
Ky nuk është imitimi i parë i çiftit. Në muajin prill, Lisa Rinna dhe Harry Hamlin kishin rikrijuar edhe një herë fotografitë provokuese të pushimeve të Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, të cilat kishin bërë bujë në rrjetet sociale.
