Christine McGuinness mahnit në bikini, ekspozon barkun e tonifikuar në fotografitë nga sauna

Bota e Yjeve

Christine McGuinness mahnit në bikini, ekspozon barkun e tonifikuar në fotografitë nga sauna

Nga: A.M. Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 08:12
Christine McGuinness

Christine McGuinness është vlerësuar nga fansat si një “perëndeshë e vërtetë”, pasi ka ekspozuar format e saj trupore dhe barkun e tonifikuar në disa fotografi të publikuara nga sauna.

Ish-ylli i spektaklit „The Real Housewives of Cheshire“, 38-vjeçare, është shfaqur e buzëqeshur e veshur me bikini dy pjesëshe ngjyrë jeshile të çelët, teksa kishte zgjedhur të kalonte pak kohë për veten në Londër.

Në fotografitë e publikuara, Christine shihet duke u relaksuar në saunë, nga ku shijonte një pamje mbresëlënëse të horizontit të kryeqytetit britanik. Në disa prej imazheve ajo shfaqet me sytë mbyllur, duke shijuar qetësinë dhe momentin e relaksimit, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Image
Christine McGuinness

Krahas fotografive, ajo ndau edhe një mesazh për ndjekësit e saj, duke shkruar: “Pak më pak zhurmë, një moment për të menduar, për të ndier dhe thjesht për të qenë vetvetja”.

Ajo shtoi se pamja e bukur e ndihmonte të qetësonte mendjen.

Image
Christine McGuinness

Në përshkrimin e fotografive, nëna e tre fëmijëve, të cilët i ka nga martesa e mëparshme me Paddy McGuinness, shkroi: “Nxehtësi dhe lartësi mbi horizontin e Londrës”.

Fotografitë e saj morën reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për pamjen dhe format trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat