Nicole Kidman mbërrin në Sydney me vajzën e saj, para eventit të ardhshëm të Chanel

Bota e Yjeve

Nicole Kidman mbërrin në Sydney me vajzën e saj, para eventit të ardhshëm të Chanel

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 17:19
Nicole Kidman, Faith Margaret

Aktorja e njohur australiane, Nicole Kidman, ka mbërritur në Sydney të Australisë së bashku me vajzën e saj, Faith Margaret, në prag të eventit të ardhshëm të shtëpisë së famshme të modës Chanel, i cili do të prezantojë koleksionin Resort.

Kidman u shfaq me një stil elegant dhe minimalist, duke zgjedhur një veshje tërësisht të zezë nga Chanel.

Ajo e kompletoi dukjen me një kapelë sportive me logon ikonike CC, syze dielli dhe një çantë klasike të zezë të markës.

Image
Nicole Kidman, Faith Margaret

Aktorja u fotografua gjithashtu duke mbajtur një çantë udhëtimi prej kamoshi ngjyrë bezhë, ndërsa tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe diskrete.

Mbërritja e saj në Sydney vjen në prag të aktivitetit të Chanel, ku pritet të jetë një nga emrat e njohur të pranishëm.

Image
Nicole Kidman, Faith Margaret
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat