Bianca Censori provokon sërish, paraqitet me dekolte të guximshme në sfilatën e bashkëshortit

Bota e Yjeve

Bianca Censori provokon sërish, paraqitet me dekolte të guximshme në sfilatën e bashkëshortit

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 08:32
Bianca Censori

Bianca Censori njihet për paraqitjet e saj ekstravagante dhe veshjet që ekspozojnë trupin, ndërsa këtë herë ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve në sfilatën e bashkëshortit të saj, Kanye West, në kuadër të koleksionit Yeezy.

Modelja australiane, 31-vjeçare, ishte e pranishme në rreshtin e parë të sfilatës, e shoqëruar nga vajza e madhe e bashkëshortit, North West, 13-vjeçare.

Ajo u paraqit me një kostum të ngushtë, me dekolte të thellë dhe zinxhir të hapur deri në pjesën e barkut. Veshja provokuese e Biancës vuri në pah format e saj trupore, ndërsa dekolteja e ekspozuar tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, shkruan The Sun, transmeton "Bota sot".

Image
Bianca Censori

Censori, e cila shpesh shfaqet në publik së bashku me Northin, u fotografua duke hyrë në eventin e modës me një paraqitje që nuk kaloi pa u komentuar.

Ndërkohë, North u shfaq me një fustan të gjatë të zi, në formë bluzeje, si dhe me flokët e saj karakteristikë në ngjyrë blu të ndezur.

Image
Bianca Censori dhe North West

Në këtë sfilatë ishin të pranishëm edhe tre fëmijët e tjerë të Kanye Westit dhe ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian: Chicago, 8 vjeçe, Saint, 10 vjeç dhe Psalm, 7 vjeç.

Paraqitja e tyre vjen pasi Kim Kardashian foli së fundmi për fëmijët e saj dhe presionin që mund të sjellë fama.

Në një intervistë për gazetën “The Times”, ylli televiziv pranoi se shqetësohet për ekspozimin e fëmijëve në publik.

“Sigurisht që shqetësohem për këtë. Secili fëmijë bën atë me të cilën ndihet rehat”, u shpreh ajo.

Image
Bianca Censori

Kim tregoi se fëmijët më të vegjël e shoqërojnë ndonjëherë gjatë xhirimeve, por nuk përfshihen shumë në përmbajtjen e emisioneve të saj.

Ndërsa North, sipas saj, është më e interesuar për këtë botë sesa pjesa tjetër e fëmijëve, ndaj Kim pranoi se përpiqet ta mbajë disi larg ekspozimit të tepërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat