Michelle Keegan tërheq vëmendjen me veshjen transparente gjatë mbrëmjes romantike me bashkëshortin

Bota e Yjeve

Michelle Keegan tërheq vëmendjen me veshjen transparente gjatë mbrëmjes romantike me bashkëshortin

Nga: Bota sot Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 20:26
Michelle Keegan

Michelle Keegan ekspozoi të brendshmet me një bluzë të kuqe transparente, teksa të premten shijoi një mbrëmje romantike me bashkëshortin e saj, Mark Wright.

Aktorja e serialit Fool Me Once, 39 vjeçe, kishte udhëtuar drejt Londrës për lansimin e reklamës së Krishtlindjeve të kompanisë M&S dhe ishte shumë e entuziazmuar për atmosferën festive.

Ajo vuri në pah linjat e saj trupore dhe stilin elegant me një bluzë transparente, përmes së cilës dukej reçipeta e zezë që kishte veshur poshtë saj.

Bluzën provokuese e kishte kombinuar me pantallona të gjera në të njëjtën ngjyrë, çizme me taka dhe një çantë elegante prej lëkure ngjyrë kafe.

Image
Michelle Keegan

Michelle, e cila është nënë e një fëmije, publikoi në Instagram disa fotografi nga mbrëmja, ku në njërën prej tyre shfaqej e përqafuar me bashkëshortin Mark, 39 vjeç, ish-yllin e emisionit TOWIE, i cili ishte veshur me të zeza nga koka te këmbët.

Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkroi: “Festimet kanë filluar dhe jam jashtëzakonisht e lumtur për këtë!”

Image
Michelle Keegan
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat