Edhe pse luan përkrah aktorit të njohur Johnny Depp, Ellie Bamber arriti të tërheqë gjithë vëmendjen në premierën e filmit “Ebenezer: A Christmas Carol”, e mbajtur të hënën në Londër.
Aktorja 29-vjeçare, e cila në filmin e bazuar në veprën e Charles Dickens interpreton personazhin Belle, u shfaq me një veshje mjaft elegante dhe provokuese, duke mahnitur të pranishmit në tapetin e kuq.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi me dantellë nga shtëpia e modës Maison Valentino, me mëngë të gjata dhe dekolte të theksuar në formë V-je. Fustani përfundonte me një fund të gjatë, me disa shtresa në ngjyrë bordo, që i jepte veshjes një pamje edhe më dramatike, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Ylli britanik e kishte kompletuar paraqitjen me një gjerdan choker prej dantelle, vathë të gjatë argjendi dhe këpucë të zeza me taka shumë të larta.
Me flokët e saj të kuq të lëshuar në onde të lehta dhe me një buzëqeshje të vazhdueshme për fotografët, Ellie pozoi në tapetin e kuq të mbushur me yje, në kinemanë Odeon Luxe, në Leicester Square të Londrës.
Paraqitja e saj tërhoqi aq shumë vëmendje, saqë aktorja arriti të lërë në hije edhe kolegun e saj, Johnny Depp, i cili u shfaq me stilin e tij karakteristik, me një kapelë trilby dhe syze me xhama të kuq.
Aktori 63-vjeçar po përjeton rikthimin e tij në kinematografi, katër vjet pas përballjes së bujshme ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard.