Carys Douglas tërheq vëmendje me veshjen provokuese në New York

Bota e Yjeve

Carys Douglas tërheq vëmendje me veshjen provokuese në New York

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2026 Në ora: 14:12
Carys Douglas

Carys Douglas, vajza e aktorëve të njohur Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në një event të modës në New York.

23-vjeçarja mori pjesë të mërkurën në eventin “Gucci x Moda Operandi NYC Cocktail”, ku u shfaq me një kombinim të guximshëm, tërësisht në ngjyrë të zezë.

Ajo kishte zgjedhur një bluzë transparente me dantella, të hapur përpara dhe të bashkuar me një kapëse, të cilën e kishte veshur pa reçipeta. Pamjen e kompletoi me një fund të shkurtër të zi me dantella, geta të zeza dhe një çantë nga marka Gucci, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Carys Douglas

Gjatë mbrëmjes, Carys u fotografua edhe me të ftuar të tjerë, përfshirë modelen Aweng Chuol.

Paraqitja e saj vjen në një kohë kur prindërit kanë komentuar publikisht etiketimin e fëmijëve të tyre si “nepo babies”, një term që përdoret për personat që përfitojnë nga lidhjet familjare në industrinë e argëtimit.

Image
Carys Douglas

Michael Douglas ka shprehur pakënaqësinë për këtë etiketim, ndërsa Catherine Zeta-Jones ka treguar se ajo dhe bashkëshorti janë përpjekur t'i përgatisin fëmijët për sfidat e industrisë dhe t'i inkurajojnë që të dëshmojnë pasionin e tyre për artin.

Carys ka ndjekur rrugën e modelingut, ndërsa vëllai i saj, Dylan, është përfshirë në aktrim.

Image
Carys Douglas
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat