E konfirmon SPAL: Etrit Berisha shtrihet në spital shkaku i koronavirusit

Futboll

E konfirmon SPAL: Etrit Berisha shtrihet në spital shkaku i koronavirusit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Etrit Berisha

Para pak kohësh mediat italiane raportuan për shtrimin e Etrit Berishës në spital për shkak të koronavirusit.

Ndërkaq nuk ka shkuar shumë dhe këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Berishës, SPAL.

Në një komunikatë zyrtare, klubi italian ka spjeguar në detaje rastin e Berishës.

“SPAL njofton se pas infektimit me COVID-19, në orët e kaluara portieri bardhëblu Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar Covid-19 të Spitalit Cona për të kryer kontrolle klinike”, shkruhej në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat