Skuadra e Sionit ka shënuar fitore falë futbollistëve shqiptarë nga Kosova, Donat Rrudhani dhe Rilind Nivokazi, duke e mposhtur Servetten me rezultat 2:0, në ndeshjen e javës së 14-të të kampionatit zviceran.
Sioni kaloi në epërsi në minutën e 51-të, kur Donat Rrudhani shënoi me kokë, ndërsa në minutën e 70-të, Rilind Nivokazi realizoi gjithashtu me kokë për rezultatin përfundimtar 2:0.
Për Nivokazin ky ishte goli i shtatë në këtë sezon.
27-vjeçari Rrudhani këtë edicion ka katër gola dhe tri asistime.
Rrudhani dhe Nivokazi u paraqitën për 72 minuta, ndërsa Kreshnik Hajrizi u zëvendësua në minutën e 79-të.
Në anën tjetër, portieri me prejardhje nga Kosova, Leo Besson, ishte titullar te Servette.
Pas kësaj fitoreje, Sioni renditet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Servette zë vendin e gjashtë me 17 pikë.