Bujar Haxhimusa, lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Bujar Haxhimusa, lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Bujar Haxhimusa, lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët shqiptarë të Kosovës, kurrë nuk do t’i harrojnë vitet e 90-ta, kur ishin sikur në flakë të luftës, duke u përballur me agresorin serb.

Futbollistët dhe të gjitha sportet tjera, reaguan fuqishëm duke iu kundërvu regjimin kriminal të Serbisë. 

Formohet Kampionati i Republikës së Kosovës dhe garat i filluan me 13 shtator të vitit 1991, kjo e nervozoi edhe më shumë pushtuesin, duke dëbuar sportistët tanë nga stadiumet dhe palestrat sportive.
Bujar Haxhimusa i takon Gjeneratës së Republikës. 

Haxhimusa ka qenë ndër futbollistët më të dalluar të asaj kohe. Si sot mbahet mend lojërat e tij të shkëlqyeshme në fushën e futbollit të fshatit Varosh, 4-5 kilometra larg qytetit të Ferizajt.

Haxhimusa dha tërë arsenalin që e kishte si futbollist, asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet e milicisë serbe. Ai së bashku me mijëra sportistë, ishin të mobilizuar në vitet e 90-ta dhe mbajtën gjallë sportin.

Haxhimusa si shumë futbollist të tjerë, kush me shumë e kush pak, dha kontribut për sport dhe shtetin e Kosovës në vitet më të rënda. Sot ndihet krenar që sportistët tanë lozin në garat evropiane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat