Ferdinand: Kjo situatë duhet të jetë mjaft e vështirë!

Futboll

Ferdinand: Kjo situatë duhet të jetë mjaft e vështirë!

Nga: B.S. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 23:11
Drejtuesit e Bayernit kanë hapur debatin për të ardhmen e Musialës

 Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand, ka kritikuar mënyrën se si drejtuesit e Bayern Munihut po e trajtojnë çështjen e rinovimit të kontratës së Jamal Musialës.

Ferdinandi vlerëson se diskutimi publik për gjendjen fizike të futbollistit dhe kushtet e kontratës së tij nuk është mënyra e duhur e veprimit për një klub që gjithmonë është paraqitur me profesionalizëm dhe dinjitet.

Sipas tij, deklaratat e drejtuesve mund t'i shtojnë presionin Musialës, i cili tashmë po kalon një periudhë të vështirë.

Legjenda e Manchester Unitedit reagoi përmes një postimi në rrjetin social X:

"Bayerni është më i madh se kaq. Nëse dëshiron të negociojë kushte më të favorshme për klubin në të

ardhmen, për shkak të problemeve shëndetësore që po përjeton Jamal, atëherë me siguri duhet të bisedojë me të dhe ekipin e tij, e jo t'i drejtohet mediave".

Ferdinandi shtoi: "Kjo situatë duhet të jetë mjaft e vështirë për Jamalin, pa pasur nevojë që mediat dhe drejtuesit e klubit të flasin publikisht për të."

Ai vazhdoi: "Bayern Munihu është një nga klubet që gjithmonë është paraqitur me klas dhe me standarde profesionale, të cilat shumë të tjerë i kanë admiruar. Fatkeqësisht, ajo që po ndodh në këtë çështje nuk i ngjan Bayern Munihut."

Drejtuesit e Bayernit kanë hapur debatin për të ardhmen e Musialës

Reagimi i Ferdinandit vjen në një kohë kur e ardhmja e Musialës në klubin bavarez është bërë temë diskutimi.

Disa drejtues të lartë të Bayernit kanë folur publikisht për gjendjen fizike të futbollistit dhe mundësinë që ai të rikthehet në nivelin e mëparshëm, si dhe për aspektin financiar të kontratës së tij.

Presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness, ishte ndër të parët që e ndezi debatin. Ai vuri në pikëpyetje nëse Musiala mund të rikthehet në nivelin që kishte para problemeve shëndetësore dhe lëndimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat