Schalke 04 në krizë të rëndë, pa fitore në Bundesliga I! Bayer bindshëm

Futboll

Schalke 04 në krizë të rëndë, pa fitore në Bundesliga I! Bayer bindshëm

Nga: K.G. Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 19:49
Schalke 04 në krizë të rëndë, pa fitore në Bundesliga I! Bayer bindshëm

Schalke po përjeton krizën me të rëndë në historinë e saj, kësaj radhe si vendas pësuan humbje të thellë me rezultat 3:0 nga Bayer Leverkuseni, në takimin e javës së 10-të. 

Futbollistët Thiaw (10'), Baumgartlinger (67') e Schick (78') shënuan për Bayer Leverkusenin.

Në minutën e 71-të, Schalke pati rast ideal, por Skrzybski dështon nga penalltia. 

Schalke 04 ka zhvilluar 10 ndeshje, ka vetëm 3 barazime e 7 humbje, me goldallim katastrofë, 6:31, duke u renditur në fund (i 18-ti) me 3 pikë. 

Bayer Leverkusen ngrihet në pozitën e dytë me 22 pikë, ka një me pak se lideri Bayerni nga Munihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat