Liverpooli shokon Manchester Utd, Yoro përjashtohet nga loja

Futboll

Liverpooli shokon Manchester Utd, Yoro përjashtohet nga loja

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 17:48
Në minutën e 10-të, futbollisti hungarez Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë fantastike goditjen e lirë nga rreth 17 metra

Liverpooli po e dikton ritmin e lojës dhe ka edhe epërsinë numerike në fushë, pasi gjyqtari Samuel Barrott nuk hezitoi aspak për ta ndëshkuar me karton të kuq futbollistin e Manchester Unitedit, Leny Yoro, pas një ndërhyrjeje të palejuar. Unitedi mbetet me një lojtar më pak që nga minuta e tetë.

Liverpooli është në epërsi me rezultat 2:0.

Në minutën e 10-të, futbollisti hungarez Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë fantastike goditjen e lirë nga rreth 17 metra, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të djathtë të portës për rezultatin 1:0.

Vetëm tre minuta më vonë, Florian Wirtz realizoi nga afërsia, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës për rezultatin 2:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat