Vdes emri i madh i futbollit, ish selektori i Shqipërisë 

Futboll

Vdes emri i madh i futbollit, ish selektori i Shqipërisë 

Nga: K.Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:03
Oto Bariç

Trajneri legjendar dhe ish-përzgjedhësi i ekipit kombëtar të futbollit kroat, të Shqipërisë, Otto Bariq (87 vjeç), ka ndërruar jetë, konfirmon mediumi kroat “24 sata”.  “Ai lindi në Austri më 19 qershor të vitit 1933 në Einskappel.

Bariç arriti sukses të madh si trajner, ku fitoi tri herë Bundesligën austriake me Rapid Vjenën dhe në vitin 1985 luajti në finalen e Kupës së Fituesve të Kupave.

Ai ishte trajner i Dinamos nga Zagrebi, pastaj e udhëhoqi Cibalinë nga Vinkovci dhe Zagrebin, si dhe ka qenë në stolin e Salzburgut në vitin 1994.

Ai  luajti në finalen e Kupës UEFA. Ai u ul në stolin e ekipit kombëtar kroat të futbollit nga viti 2002 në 2004 dhe ishte me Kroacinë në EURO 2004”, njofton 24 Sata”.

Bariç ka drejtuar edhe Kombëtaren e Shqipërisë në periudhën e vitit 2006-2007. Sipas Veçernji List, trajneri legjendar ka vdekur nga pasojat e infektimit me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat