Neuer portier i vitit: Kemi patur mentalitetin fitues

Futboll

Neuer portier i vitit: Kemi patur mentalitetin fitues

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:26
Neuer portier i vitit: Kemi patur mentalitetin fitues

Portieri i Bayern Munihut, Manuel Neuer është shpallur fitues i çmimit “Portieri më i mirë i vitit”.

Pas marrjes së çmimit, gardiani gjerman deklaron mes emocionesh këtë trofe personal:

“Është një nga vitet më të mira të karrierës time.

Kemi arritur të fitonim gjithçka, ishim të sigurt në vetvetetedhe ishte fantastike. Në këtë vit sidomos gjatë verës, kur kemi luajtur në Lisbonë ishte fantastike.

Sigurisht nuk ishte aspak e lehtë për ne pasi nuk kishim tifozët që të na mbështesnin.

Kemi patur mentalitetin fitues, dhe kemi gjetur kombinimet e duhura duke dhënë më të mirën tonë ndeshje pas ndeshje. Si portier është e thjeshtë të komunikosh në fushën e blertë.

Një shembull unë si portier e kam të lehtë të komunikoj edhe me Lewandowskin që ndodhet në sulm, në kuptimin e lirshmërisë.”, përfundon Manuel Neuer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat