Mono  Burgos për Simeonen: Nuk m'u përgjigj, ndoshta ka ndërruar numër

Futboll

Mono  Burgos për Simeonen: Nuk m'u përgjigj, ndoshta ka ndërruar numër

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:38
Mono Burgos për Simeonen: Nuk m'u përgjigj, ndoshta ka ndërruar numër

Diego Simeone dhe German Mono Burgos kanë formuar për shumë vite një dyshe të pandashme në pankinën e Atletiko Madrid.

Por ndihmësi besnik i “Cholo”, disa muaj më parë vendos t’i jepte fund kësaj experience përkrah tij dhe u largua nga stafi i Atletiko Madrid.

Një miqësi që vështirë se mund të harrohet mes të dyve, por me sa duket është ftohur kohët e fundit, siç ka shpjeguar vetë Burgos në një intervistë për “Marca”.

“E telefonova kur ishte i sëmurë me COVID. Kemi një miqësi e cila zgjat prej shumë vitesh.

Kam drekuar e darkuar më shumë me të se me familjen time. Kemi qenë 8 vite bashkë në përfaqësuesen e Argjentinës dhe 5 vite te Atletiko Madrid si lojtarë, pastaj 10 si trajnerë. Miqtë flasin kur ka diçka që nuk shkon, nuk më pëlqen të shqetësoj askënd.

Tani duket se ka ndyrshuar numrin e celularit, pasi i kam dërguar një mesazh pas ndeshjes me Real Madrid dhe nuk më është përgjigjur…”, ishin fjalët e Mono Burgos, ndoshta i vetmi që ka arritur t’ia mbyllë gojën Zhoze Murinjos kur kërcënoi këtë të fundit gjatë derbit të madridit se do ia këpuste qafën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat