Trajneri e kritikoi, lojtari i huaj largohet nga Partizani

Futboll

Trajneri e kritikoi, lojtari i huaj largohet nga Partizani

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:22
Trajneri e kritikoi, lojtari i huaj largohet nga Partizani

Trajneri Ilir Daja kishte shumë pakënaqësi ndaj lojtarit të tij, Melo, duke e shprehur hapur mos pëlqimin.

“Nëse ne kemi një humbje me Kastriotin, një humbje me Vllazninë, një penallti me Teutën, janë tri ndeshje ku Melo futet 20-25 minuta. Në vend që të ruajmë balancat ne ç’rreshtohemi.

Askush nuk e ka vendin të sigurt në formacion. Më mirë të luajë një lojtar i ri, sesa një lojtar që ndoshta emrin ka dhe në fushë nuk jep asgjë”, do të shprehej Daja për “Supersport”, duke i hapur derën largimit të Melos.

Nga ana tjetër edhe futbollisti nuk mund t’i priste mirë këto kritika. Në një publikim të fundit në rrjetet sociale shkruan se “ishte bukur për aq sa zgjati”, por tashmë ky konsiderohet si një “kapitull i mbyllur”. Pritet të shihet nëse do të ketë një zhvillim të ri mbi këtë rast dhe nëse do të zyrtarizohet largimi i Melo, por tashmë mungon vetëm firma në divorcin e shpallur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat