Derbi londinez Chelsea dhe Arsenal, formacionet e mundshme

Futboll

Derbi londinez Chelsea dhe Arsenal, formacionet e mundshme

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:18
Chelsea dhe Arsena

Gunners dhe The Blues do të përballen kundër njëra tjetrës me fillim nga ora 18:30 në Boxing Day në Angli.

Arsenali është në probleme të thella pas 14 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ku kanë arritur që të marrin vetëm 14 pikë, me 4 fitore, 2 barazime dhe 8 ndeshje të humbura.

Pierre-Emerick Aubameyang është në mungesë të golave, mirëpo ka shënuar në barazimin së fundmi me Southamptonin. Problem po rezulton të jetë edhe mungesa e golave nga Willian, Nicolas Pepe dhe Eddie Nketiah që kanë vetëm tre gola të gjithë së bashku.

Megjithatë, pozitivie për Artetan është ana defanzive e klubit, me ç’rast ata kanë pranuar vetëm 18 gola, ndërsa kampioni aktual, Liverpool, ka 19 sosh.

Topçinjët, të cilët janë në vendin e 15-të në tabelë, do të kërkojnë për fitoren e tyre të parë që nga fillimi i nëntorit. Ndërsa, Chelsea në anën tjetër do të kërkojnë të fitojnë dy ndeshje rradhazi, pas fitorës kundër West Ham United të hënën.

Me 25 pikë të grumbulluara ata gjenden në vendin e 5-të në Premierligë, me një bilanc prej 7 fitoreve, 4 barazimeve dhe kanë humbur 3 ndeshje.

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme ndaj Everton dhe Wolverhampton Wanderes, Lampard është rikthyer në fitore dhe nuk është duke menduar për asgjë tjetër edhe për ndeshjen e sotme.

Formacioni i mundshëm i Arsenal:

Leno; Holding, Gabriel, Tierney; Maitland-Niles, Elneny, Xhaka, Saka; Willian, Lacazette, Pepe

Formacioni i mundshëm i Chelsea:

Mendy; Azpilicueta, Zouma, Silva, Emerson; Mount, Jorginho, Kante; Werner, Abraham, Pulisic

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat