Zyrtare: Kolasinac kalon te Schalke në formë huazimi

Futboll

Zyrtare: Kolasinac kalon te Schalke në formë huazimi

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 16:10
Sead Kolasinac

Futbollisti i Arsenalit, Sead Kolasinac ka kaluar në formë huazimi të skuadra gjermane, Schalke 04.

Kolasinac do rikthehet të Schalke, meqenëse më herët aty kaloi pesë vite në ekipin e parë si dhe ishte pjesë e akademisë së tyre.

Arsenali përmes një komunikate ka konfirmuar largimin e Kolasinac për gjashtë muajt e ardhshëm.

Marrëveshja do kompletohet kur të hapet afati dimëror me 4 janar 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat