Koronavirusi e godet keq kampionin skocez, infektohen 15 futbollistë e trajnerë

Futboll

Koronavirusi e godet keq kampionin skocez, infektohen 15 futbollistë e trajnerë

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:26
Foto Ilustrim

Koronavirusi i ka shkaktuar telashe të mëdha klubit të njohur skocez, Celtic. Kjo skuadër sonte duhet të ndeshjet me Hibernianin prej orës 20:45 në kuadër të garave kampionale.

Mirëpo, në këtë ndeshje Celtic do të hyjë pa rrafsh 15 anëtarë të tij. 13 futbollistë janë karantinuar bashkë me trajnerin dhe ndihmëstrajnerin e skuadrës.

Mbrojtësi francez, Christopher Jullien, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe kjo ka bërë që 15 anëtarët tjerë të mbyllen pas rezultatit pozitiv nga testet e bëra për COVID-19.

Pavarësisht infektimit të tyre me koronavirus, ekipi sonte do ta zhvillojë ndeshjen kampionale me pjesën tjetër të futbollistëve. Besohet se koronavirusi e ka prekur Celticun gjatë fazës përgatitore në Dubai, ku thuhet se skocezët nuk është që i kanë respektuar fortë masat mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat