Sulejmani me Shkupin kërkojnë fitore në Ukrainë

Futboll

Sulejmani me Shkupin kërkojnë fitore në Ukrainë

Më: 16 janar 2021 Në ora: 11:37
Sulejmani me Shkupin kërkojnë fitore në Ukrainë

Futsal Shkupi gjatë ditës së djeshme ka kryer edhe stërvitjen zyrtare para takimit të nesërm kundër MFC Kherson, e vlefshme për ndeshjen e 1/16 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

“Ndeshja e sotme (13.00) është një ndeshje historike për ne. E dimë forcën e kundërshtarit dhe ajo që na pret nesër këtu në Zaporozhje. Falë drejtuesve të ekipit tashmë 3 ditë jemi akomoduar këtu me qëllim që të jemi sa më të pushueshëm dhe kuptohet sa më të përgatitur ta presim ndeshjen kundër Kherson.

Edhe pse do të jetë e vështirë, falë atmosferës së mirë që po mbizotëron në skuadër, por edhe formës së mirë që kanë gjithë lojtarët, shpresojmë në një rezultat pozitiv. Luajmë në transfertë, edhe atë në një transfertë të ftohtë, megjithatë shpresoj që në fund do nxehemi duke festuar dhe duke kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në futsalin europian”, deklaroi Rexhep Sulejmani.

Ekipi “bardhekaltër” edhe dje kishte bërë stërvitje në palestrën “Rinia” në Zaporozhje, aty ku nesër do të zhvillojë një ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë 6-vjeçare.

Kujtojmë Futsal Shkupi është themeluar në vitin 2014-të, ndërsa është kjo hera e tretë që prezanton vendin tonë në garën më prestigjioze europiane të Ligës së Kampionëve në futsal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat