Dili pas humbjes në Barcelonë: Fituam shumë zemra anekënd Kosovës 

Futboll

Dili pas humbjes në Barcelonë: Fituam shumë zemra anekënd Kosovës 

Nga: K.G. Më: 16 janar 2021 Në ora: 12:04
Dili pas humbjes në Barcelonë: Fituam shumë zemra anekënd Kosovës 

Kryetari i klubit të futsallit Mabetex Prishtina, Fatos Dili, tha se edhe pse humbën mbrëmë, ishin një përvojë e re dhe e mirë.

Barcelona triumfon me rezultat 9:2 ndaj ekipit prishtinas dhe kualifikohet në të tetën e finales së Champions League. 

“Ne nuk morëm një rezultat të mirë, mirëpo fituam shumë zemra anekënd Kosovës.

Ndeshja kundër FC Barcelona, në UEFA Champions League është ndeshja jonë e parë jashtë vendit, dhe do të mbetet në mendjen tonë përgjithmonë.

Kam marr shumë mesazhe duke më përgëzuar për punën që kemi bërë, andaj ju falënderoj shumë për vlerësimin dhe respektin. 

Gjithmonë, një jetë dhe një Prishtinë, sigurisht dhe një kampion!”, ka shkruar Dili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat