Pirlo: Nuk frikësohemi nga Interi, jemi të gatshëm të luajmë ndeshjen

Futboll

Pirlo: Nuk frikësohemi nga Interi, jemi të gatshëm të luajmë ndeshjen

Më: 16 janar 2021 Në ora: 15:22
Andrea Pirlo

Nesër me fillim nga ora 20:45, Interi dhe Juventusi do të luajnë kundër njëra tjetrës në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Disa ditë pas fitores kundër Milanit, Andrea Pirlo dhe Juventus kthehen në San Siro përsëri, kësaj here për t’u përballur me Interin.

Një ditë përpara ndeshjes, Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit ka thënë. “Unë mendoj se Interi do të jetë agresiv në fillim për të marrë ritmin e lojës. Por edhe ne e kemi përgatitur veten për këtë, nuk do të kemi frikë të shkojmë në San Siro dhe të luajmë ndeshjen, sepse ne jemi Juventus”, tha ai.

Juventus në këtë ndeshje do të ketë disa mungesa për shkak të COVID-19, ndërsa disa lojtarë të tjerë janë rikthyer nga lëndimet.

“Chiellini me Bonucci? Giorgio është në rregull, për fat të mirë pas ndeshjes ndaj Genoa ai nuk kishte probleme dhe është gati i mbushur me energji për të luajtur këtë sfidë të madhe”, shtoi Pirlo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat