Gattuso anuloi stërvitjen e Napolit për takimin ndaj Juventusit në finalen e Superkupës së Italisë

Futboll

Gattuso anuloi stërvitjen e Napolit për takimin ndaj Juventusit në finalen e Superkupës së Italisë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:01
Genaro Gattuso

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso thuhet se anuloi stërvitjen e paraparë për këtë mëngjes për të mbrojtur ekipin e tij nga të ftohtit, lodhja dhe stresi përpara finales me Juventusin.

Partenopei më në fund përballet me Biankonerët pas polemikave në fillim të sezonit , kur napolitanët u ndaluan nga autoritetet lokale të shëndetit dhe humbën takimin 3-0 në tavolinë dhe iu mor një pikë.

Por, Napoli apeloi dhe vendimi u përmbys , që do të thotë se Juventusi dhe Napoli do të takohen të paktën tre herë në këtë edicion.

Sonte do të takohen në Superkupën e Italisë në Mapei Stadium në Reggio Emilia, e që do të jetë takimi i tyre i parë në edicionin 2020-21 dhe Sky Sport Italia raporton se Gattuso vendosi të mos stërvitet përpara ndeshjes së madhe.

Mediumi zbulon se trajneri donte të bënte një seancë në dhomën e zhveshjes, për të mbrojtur lojtarët e tij nga i ftohti, lodhja dhe stresi.

Prandaj, Napoli po përgatitet për ndeshjen kundër Juventusit në një mënyrë tjetër se zakonisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat