Zlatan Ibrahimovic është duke shpërthyer edhe në këtë edicion te Milani.
Sulmuesi suedez ka arritur të krijoj një skuadër tejet të suksesshme te Rossonerët, e që aktualisht janë lider në Serie A.
Por, Ibrahimovic tashmë ka befasuar tifozët e Milanit edhe me llukun e tij, duke vendosur që të bëjë disa ndryshime në flokët e tij.
Suedezi ka vendosur që t’i heq flokët komplet, e që natyrisht se është një befasi nga ai pasi gati gjatë gjithë karrierës së tij ka pasur flokët e gjata.
Ibrahimovic aktualisht në këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë një asistim, e është për t’u befasuar edhe në këtë aspekt duke ditur se është 39-vjeçar.