Mirel Josa merr drejtimin e kësaj skuadre të madhe shqiptare

Futboll

Mirel Josa merr drejtimin e kësaj skuadre të madhe shqiptare

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:00
Mirel Josa

Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i Kukësit.

57-vjeçari ka arritur akordin për 1 vit e gjysëm me nënkampionët e Superiores, teksa gjithçka pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Tekniku i njohur ka fituar pesë herë Kategorinë Superiore në Shqipëri, teksa nuk ka drejtuar asnjë skuadër që kur u nda nga Prishtina, një vit e gjysmë më parë.

“Panorama Sport” mëson se trajneri aktual, Rrahman Hallaçi do të mbetet ndihmës i Josës.

Lajmet për afrimin e Josës në stolin e Kukësit kanë qarkulluar gjatë gjithë javës së fundit.

Zyrtarizimi do të bëhet ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat