Prishtina u ballafaqua me rusët, në një mot shumë të vështirë

Futboll

Prishtina u ballafaqua me rusët, në një mot shumë të vështirë

Nga: K.G. Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:00
Prishtina u ballafaqua me rusët, në një mot shumë të vështirë

Fituesi i Kupës dhe Superkupës së Kosovës, Prishtina, po përgatitet me intensitet të shtuar në Belek të Antalisë, për të gjetur formën më të mirë para ndeshjes së Kupës së Kosovës dhe pjesës së dytë të kampionatit.

Trajneri Zekirija Ramadani po e bën një punë të madhe dhe po kërkon më të mirën nga futbollistët e tij. Ai, sot testoi futbollistët në sfidën me ekipin rus, Chayka, e cila u fitua nga rivali em rezultat minimal 1:0. 

“Prishtina pësoi humbje në miqësoren e parë! Me golin e Vasily Aleinikov (25'), Chayka ka mposhtur Prishtinën, 1:0.

Zhvillimi i ndeshjes u vu në pikëpyetje për shkak të reshurave të mëdha të shiut, për çka u deshtë të zhvendosej në fushën e dytë të kompleksit të hotelit "Titanic" në Belek”, njofton faqja e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat