Napoli u jep fund spekulimeve mbi shkarkimin e Gatusso

Futboll

Napoli u jep fund spekulimeve mbi shkarkimin e Gatusso

Më: 28 janar 2021 Në ora: 00:07
Gennaro Gattuso

Napoli ka mbështetur publikisht trajnerin Gennaro Gattuso pas spekulimeve se ai mund të shkarkohet nga klubi i Serie A pas një rënie në formë të klubit.

“Presidenti Aurelio De Laurentiis, me nënkryetarin Edoardo (De Laurentiis) dhe Andrea Chiavelli, u takuan sonte me stafin stërvitor për të konfirmuar besimin e plotë te trajneri Rino Gattuso,” shkroi një deklaratë e klubit të Mërkurën.

Kritikat për Gatusson erdhën pasi Napoli pësuan një humbje 2-0 ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë dhe një humbje tjetër 3-1 në shtëpi nga Hellas Verona në Serie A.

43-vjeçari u emërua në dhjetor të 2019-tës për të zëvendësuar Carlo Ancelottin e shkarkuar dhe udhëhoqi Napolin në një triumf të Coppa Italia, trofeun e parë të klubit në pas gjashtë viteve.

Por rezultate zhgënjyese së fundmi kanë krijuar shumë thashetheme që italiani do të largohet nga klubi, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Napoli pret Spezia në çerekfinalen e Coppa Italia të Enjten dhe fituesi do të ndeshet me Atalanta në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat