Sokoli: Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova

Futboll

Sokoli: Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:27
Sokoli: Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova

Qëndrim Dautaj dhe Ardin Dallku do të janë pjesë e Gjilanit në stinorin pranveror.

Këtë fakt për “Olle” e ka konfirmuar edhe trajneri i SC Gjilanit, Bylbyl Sokoli.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, kemi edhe shumë punë për të bërë ende, por me rëndësi është se të gjithë futbollistët po japin maksimumin për ta gjetur formën dhe për të qenë gati.

Dallku dhe Dautaj nuk kanë qenë në prova siç aludohej, ata janë anëtarë të Gjilanit dhe kanë treguar formë shumë të mirë në këto ditë”, ka thënë Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat