Ballkani huazon një futbollist tek Rahoveci

Futboll

Ballkani huazon një futbollist tek Rahoveci

Më: 30 janar 2021 Në ora: 15:12
Ballkani huazon një futbollist tek Rahoveci

Rahoveci është përforcuar edhe me një tjetër futbollist.

“Vreshtarët” kanë arritur marrëveshje me Ballkanin për të transferuar në formë huazimi mbrojtësin e ri, Fatlind Kabashin.

Kabashi ka luajtur për juniorët e Ballkanit, mirëpo ishte në të shumtën e rasteve pjesë e stërvitjeve të skuadrës së parë.

Minutat që do ketë me Rahovecin do jenë të parat për të në futbollin profesionist.

Rahoveci po synon inkuadrimin në Ligën e Parë, ata janë ndër skuadrat më të mira dhe më të organizuara të Ligës së Dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat