Barcelona reagon: Hedhim në gjyq gazetën El Mundo!

Futboll

Barcelona reagon: Hedhim në gjyq gazetën El Mundo!

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:41
Barcelona reagon: Hedhim në gjyq gazetën El Mundo!

Lajmi për gjysmë miliardë euro dhe madje edhe më shumë që Lionel Messi ka marrë, nga kontrata e fundit e nënshkruar në qershor 2017 e cila do të zgjasë deri më 30 qershorin e ardhshëm, në Barcelonë, botuar nga El Mundo, ka xhiruar në të gjithë botën dhe në përgjigje të tij është një deklaratë zyrtare nga klubi katalanas që ka mbërritur duke njoftuar veprime ligjore kundër gazetës iberike.

Jo sepse lajmi është i rremë, në të vërtetë, por sepse El Mundo ka përhapur lajme dhe të dhëna konfidenciale.

Ky është teksti i njoftimit për shtyp:

“Duke pasur parasysh informacionin e botuar sot në gazetën El Mundo në lidhje me kontratën profesionale të nënshkruar midis FC Barcelona dhe lojtarit Lionel Messi, Klubi ndjen keqardhje që është zbuluar publikisht, pasi është një dokument ekskluzivisht privat nga parimi i konfidencialitetit midis palëve.

FC Barcelona kategorikisht mohon çdo përgjegjësi për botimin e këtij dokumenti dhe do të marrë masat e duhura ligjore kundër gazetës El Mundo, për dëmet që mund të shkaktojë si rezultat i këtij botimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat