Munishi: Nuk duhet nënvlerësuar loja e FC Prishtinës

Futboll

Munishi: Nuk duhet nënvlerësuar loja e FC Prishtinës

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:31
Munishi: Nuk duhet nënvlerësuar loja e FC Prishtinës

Stinori pranveror do të nis me ndeshjet e Kupës së Kosovës, në kuadër të fazës çerekfinale, FC Prishtina - Drita dhe Llapi - Ballkani.

Trajneri i mirënjohur, Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen FC Prishtina - Drita, derisa thotë se nuk ka favorit.

"Drita ka pasur edicion shumë të ngarkuar, pushimin e ka pasur më të gjatë dhe fazën përgatitore e ka pasur më serioze dhe nuk ka qenë e interesuar për Superkupë", ka thënë Munishi në "ATV".

"Nuk duhet nënvlerësuar loja e FC Prishtinës, shumë agresiv kur e kanë pasur topin dhe e kanë sulmuar mirë thellësinë. Nuk e kanë lejuar kundërshtarin ta bëjë lojën e vet. Më ka pëlqyer edhe referimi, i cili e la një tempo të lartë. FC Prishtina m'u dukej më e freskët dhe Drita më e lodhur. Për mua është 50-50", tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat