Pioli merr lajm të mirë përpara ndeshjes ndaj Crvena Zvezdës

Futboll

Pioli merr lajm të mirë përpara ndeshjes ndaj Crvena Zvezdës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 08:59
Stefano Pioli

AC Milan do të jetë me sulmuesin e tyre kroat, Ante Rebic, në ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Crvena Zvezdës.

Së fundmi, Rosonerët kanë pësuar një ‘dridhje’, ku kanë humbur vendin e parë si rezultat i humbjes 2-0 ndaj Spezias.

Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli tani do të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Crvena Zvezdës të enjten më 18 shkurt.

Për këtë ndeshje, futbollisti kroat, Ante Rebic, do të jetë 100% i gatshëm dhe sipas raportimeve të fundit ai do të startojë nga minuta e parë.

Në kuadër të ndeshjeve të 1/16 së të finales së garës, Milanit do t’i mungojë vetëm Brahim Diaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat