FC 2 Korriku i Prishtinës, i tronditur me vdekjen e futbollistit 17-vjeçar

Futboll

FC 2 Korriku i Prishtinës, i tronditur me vdekjen e futbollistit 17-vjeçar

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 14:50
FC 2 Korriku i Prishtinës, i tronditur me vdekjen e futbollistit 17-vjeçar

Dje Kosova u trondit me lajmin se ka ndërruar jetë futbollisti i talentuar 17-vjeçar, Lirion Shabanaj, anëtar i KF Gjakova.

Klubi i futbollit 2 Korriku nga Prishtina, është i tronditur me këtë lajm dhe ka shprehur ngushëllime për familjen Shabani dhe KF Gjakovën.

“Të nderuar drejtues dhe staf i KF "Gjakova",

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Elirionit.

Shkuarja në amshim e Elirionit na preku të gjithëve, andaj na lejoni që si klub të u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ndarja nga jeta e një djaloshi si Elirioni, në moshë kaq të hershme, me të vërtetë është e rëndë për t'u pranuar, kështu që në këto momente të vështira, jemi pranë jush që të përballoni sa më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj.
Të qoftë i lehtë dheu, Elirion!”, shkruan në faqen e FC 2 Korriku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat