Super Shkëndija, me pikë të plota nga Kratova

Futboll

Super Shkëndija, me pikë të plota nga Kratova

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Super Shkëndija, me pikë të plota nga Kratova

Skuadra e Shkëndijes ruan epërsinë në krye të tabelës ndaj rivalëve të saj në luftë për titullin e kampionit. 

Shkëndija ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Sileksit në Kratovë, në takimin e javës së 19-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Vendasit kaluan në epërsi me golin e Ivanovskit në minutën e 20-të. 

Shkëndija nuk lejon befasi, në minutën e 41-të Drashkoviq shënon autogol dhe barazohet rezultati 1:1 dhe Doriev në atë të 58-tën realizon për 1:2. 

Kuqezinjtë kthehen me pikë të plota nga Kratova. 

Shkëndija kryeson me 42 pikë, ka 20 më shumë se Sileksi në pozitën e tetë apo 6 se Shkupi që mban vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat