Raiola flet për Haaland: Vetëm 10 klube mund ta blejnë sot

Futboll

Raiola flet për Haaland: Vetëm 10 klube mund ta blejnë sot

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Raiola flet për Haaland: Vetëm 10 klube mund ta blejnë sot

Mino Raiola, agjent i yllit të Borussia Dortmund Erling Haaland, i intervistuar nga BBC flet për të ardhmen e yllit norvegjez, duke deklaruar se deri më tani vetëm 10 klube mund të mbështesin blerjen e tij:

“Të gjithë tregojnë Haaland si një nga yjet e së ardhmes, sepse është e vështirë të bësh atë që ai bën në moshën e tij. Ai me siguri do të jetë një yll për të paktën 10 vitet e ardhshme.

Ne kemi arritur në një pikë ku njerëzit pyesin se sa më shumë do të jenë në gjendje të shijojnë lojërat e Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo dhe Messi, kështu që të gjithë janë në kërkim të gjeneratës së ardhshme të talenteve.

Sot vetëm 10 klube kanë mundësi të blejnë Haaland nga Borussia Dortmund dhe nga këto 10, 4 janë anglezë.

Nuk ka asnjë trajner ose drejtor sportiv që sot do të thoshte nuk jam i interesuar për një lojtar si Haaland”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat