West Hami në formë jetësore, ja çfarë vendimi ka marrë për të ardhmen trajneri

Futboll

West Hami në formë jetësore, ja çfarë vendimi ka marrë për të ardhmen trajneri

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 20:25
David Moyes

David Moyes do të jetë trajner i West Ham Unitedit edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

Mediumet angleze kanë raportuar të premten se Moyes së shpejti pritet të rinovojë kontratën me ekipin nga Premier League që i skadon në verë. Në fakt, edhe Moyes ka pranuar se synon që të qëndrojë në krye të klubit sa më gjatë që të jetë e mundur.

57-vjeçari është në krye të West Hamit prej dhjetorit të vitit 2019, kurse më herët ka punuar edhe te Sunderlandi, Real Sociedadi, Manchester Unitedi e Evertoni.

“Nuk e kam ndërmend të shkoj askund. Kam folur me drejtuesit e klubit dhe jam i qetë sa i përket të ardhmes sime. Këtu po ndihem shumë i lumtur”, ka thënë Moyes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat