Reali futet fuqishëm në garë për lojtarin të cilin Milan e largoi

Futboll

Reali futet fuqishëm në garë për lojtarin të cilin Milan e largoi

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:39
Zinedine Zidane

Pas Juventusit e Manchester Cityt, edhe skuadra e Real Madridit është futur në garë për Manuel Locatellin, ka njoftuar të hënën “Calciomercato”.

Mesfushori Italian pritet të largohet nga Sassuolo në fund të këtij edicioni dhe Reali është po synon transferimin e tij.

Sassuolo për ta lënë të lirë Locatellin, i cili këtë edicion është njëri prej mesfushorëve më të dalluar në Serie A, po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim.

23-vjeçari ka dy gola e po aq asistime në 21 paraqitje në kampionatin italian me fanellën e Sassuolos.

Reprezentuesi i Italisë ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2023 kurse këtij ekipi I është bashkuar në vitin 2019 nga Milani. Locatelli ka edhe gjashtë ndeshje me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat