Gol që vlen finalen, Armando Broja rrëmben skenën në Holandë

Futboll

Gol që vlen finalen, Armando Broja rrëmben skenën në Holandë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 22:55
Gol që vlen finalen, Armando Broja rrëmben skenën në Holandë

Gol që vlen finalen, Armando Broja rrëmben skenën në Holandë. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet!

Armando Broja vazhdon të shkëlqejë në Holandë me skuadrën e Viteshes, ku luan i huazuar nga Chelsea.

Sulmuesi i Shqipërisë ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin Viteshes në minutën e 75′ ndaj Venlos, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës. Talenti shqiptar, shfrytëzon në maksimum një krosim të Tanane, duke goditur bukur me kokë, për ta ndalur topin në fundin e rrjetës.

Një gol më shumë vlera ky i Brojës, që dërgon Viteshen në finale të Kupës, ku do të përballen me fituesin e çiftit Herenven-Ajaks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat